Fjalë Kyçe

Balada e Encës po vjen, ja si është dukur ajo në klip

Balada e Encës po vjen, ja si është dukur ajo në klip

Enca Haxhia ka paralajmëruar këngën e re që do ta publikojë sot.

Ajo bëri ditur se kënga e saj e re është e zhanrit baladë teksa ende nuk e ka zbuluar titullin, shkruan lajmi.net.

Së fundmi, në InstaStory publikoi disa imazhe ku tregon se si do të duket në klip me një ‘look’ të veçantë dhe mjaft interesant.

“Baladë, sot”, ka shkruar ajo.

E veshur me një fustan të kaltër dhe një pjesë të qëndisur te pjesa e gjoksit, Enca shihet se është përkujdesur tejet shumë për pamjen e saj.

Ndërkohë, nuk kanë munguar as pëlqimet dhe komentet e llojllojshme nga ndjekësit e shumtë që ka në Instagram.