Fjalë Kyçe

Balaj: Qeveria ka thënë se do të gjejë zgjidhje që deri nesër të zhbllokohen llogaritë e Telekomit

Balaj: Qeveria ka thënë se do të gjejë zgjidhje që deri nesër të zhbllokohen llogaritë e Telekomit

Lamih Balaj nga Sindikata e Telekomit ka thënë se deri nesër Qeveria duhet t’i japë zgjidhje çështjes së Telekomit dhe se pret që të premten të zhbllokohen llogaritë.

Balaj në Interaktiv tha se pas takimit me kryeministrin dhe ministrin e Ekonomisë ku u kërkoi zhbllokimin e llogarive, sot ka pasur një kontakt tjetër prej së cilës ai shprehet se nesër do të kthehen ato.

“Sot prapë kam kontaktu me zyrën e kryeministrit dhe i është dërgu prapë një shkresë pronarëve të ish-Z-Mobile, ku qeveria është garantues. Besoj që shteti seriozisht e ka marrë punën e Telekomit dhe ish dashtë që nesër t’i kthejë xhirollogaritë e Telekomit dhe mos me leju me ndodhë më ndodhë më e keqja, me u tërheqë mjetet nga xhirollogaria sepse pos operimeve që mundet me pasë, janë edhe pagat e punëtorëve”, tha ai.

Balaj ka thënë se qeveritarëve u ka bërë të ditur se nëse kthimi i llogarive nuk ndodh, sindikata do të ndërmarr hapa kundërshtues.