Fjalë Kyçe

Balerina alivanoset, Iggy nuk e ndali performancën dhe mori kritika të shumta nga fansat

Balerina alivanoset, Iggy nuk e ndali performancën dhe mori kritika të shumta nga fansat

Iggy Azalea tha se ndihet e lodhur nga akuzat që iu bën nga fansat e saj.

Këngëtarja 28 vjeçare u tha të gjithëve në rrjete sociale se ajo ishte e rraskapitur pasi mori kritika të shumta për vazhdimin e  këngës në momentin kur balerina e saj u alivanos, shkruan lajmi.net.

Iggy po performonte këngën “Blac Widow”, kur balerina u rrëzua në dysheme dhe u alivanos.

Pasi u ndesh me fansat për mos ndalimin e performancës për të kërkuar ndihmën mjekësore, Azalea publikoi një mesazh që thoshte: “Ndonjëherë ndihem  e lodhur nga bota”.

“Ndjehem sikur çdo gjë që bej unë është një mundësi për njerëzit që të më tregojnë pse jam, pse muzika ime është e trishtuar, rrobat e mia janë të shëmtuara, pse jam person i tmerrshëm”, përfundon këngëtarja.