Malisheva ka shënuar fitore ndaj Drenicës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Superligën e Kosovës.
Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin ”Liman Gegaj”, ka përfunduar me rezultatin 2-0.
Skuadra e Ballkanit ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Superligën e Kosovës, duke triumfuar edhe sot në javën e 16-të.
Pas Malishevës, skuadra e drejtuar nga Bekim Isufi ka mposhtur edhe Feronikelin.
Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin ”Rexhep Rexhepi”, ka përfunduar me rezultatin 0-1.
Ballkani pas kësaj fitore ka 30 pikë dhe momentalisht renditet i pari në tabelë, së paku derisa të përfundojë takimi mes Llapit e Gjilanit, që ka filluar në ora 13:30.
Malisheva tani ka 18 pikë dhe renditet e shtata, kurse Drenica është e gjashta me dy pikë më shumë.