Fjalë Kyçe

Ballkani, krenaria e futbollit kosovar

Ballkani, krenaria e futbollit kosovar

Pavarësisht, që jemi pranuar qysh në vitin 2016 në dy nga institucionet më të mëdha të futbollit, ekipet kosovare ende nuk kanë arritur të prekin majat.

Por, kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani edicionin 2021-22 arriti të shkruajë histori për popullin kosovarë.

Ekipi i udhëhequr nga Ilir Daja bën historinë, duke u kualifikuar në Konferencë Ligë.

Rrugëtimi i suharekasve nuk qe aspak i lehtë, por ata dëshmuan që me punë dhe përkushtim të madh mund të konkurrojnë me ekipe evropiane.

Si kampion i Kosovës, ata fillimisht kërkuan suksesin në Ligën e Kampionëve, megjithatë ajo ende vazhdon të jetë një garë e madhe për Kosovën.

Ndeshjen e parë në garat evropiane Ballkani e nisën me barazim, pasi ndanë pikët pas rezultatit 1:1 ndaj Zalgiris.

Në ndeshjen e kthimit kundër skuadrës lituane, ekipi kosovar pësoi humbje minimale 1:0 dhe humbi mundësinë e promovimit në Ligën e Kampionëve.

Kështu duke vazhduar garën për një vend në Konferencë Ligë, aty ku rruga e Ballkanit ishte jo aq e gjatë, por e bukur për aq sa zgjati.

Skuadra e Ilir Dajës përballë kishin La Fiorita, ekip ky që u deklasua 4:0 nga Ballkani.

Edhe në ndeshjen e kthimit suharekasit ishin të pamëshirshëm, duke fituar 6:0 ndaj skuadrës nga San Marino.

Me rezultat të përgjithshëm 10:0 në favor të kosovarve, Ballkani kaloi me sukses hapin e parë drejt Konferencë Ligës.

Më pas kampioni i Kosovës kishte punë me ekipin nga Ishuj Faroe, Klaksvik.

Në ndeshjen e parë kosovarët fituan me rezultat të ngushtë 3:2.

Ata arritën të kalojnë edhe një hap tjetër, pasi mposhtën pas penalltive skuadrën nga Ishujt Faroe 4:3, pasi koha e rregullt ishte mbyllur 2:1 në favor të Klaksvik.

Ballkani tashmë ishte çdo herë e më afër të arrinte kualifikimin në garën evropiane, Konferencë Ligë.

Ndeshja e fundit e cila do përcaktonte nëse Ballkani do promovohej në atë garë ishte pikërisht ndaj Shkupit.

Ndeshje kjo që u përcjell me interesim të madh dhe emocione të papërshkrueshme.

Dy ekipe shqiptare që kërkonin një vend në garat evropiane, por që do ta kërkonin në një përballje në mes vete.

Ndeshja e parë u mbajt në Shkup, dhe fitore korri Ballkani, me rezultat 2:1.

Takimi i kthimit që u zhvillua në ‘Fadil Vokrri’ vendosi çdo gjë sa i përket skuadrës që do vazhdonte tutje.

Në një atmosferë elektrizuese Ballkani fitoi 1:0 dhe siguroi biletën për në Konferencë Ligë.

Një rrugëtim i vështirë, por që në fund i shpërblyer me një vend në garat evropiane.

Pasi siguroi kualifikimin në Konferencë Ligë, Ballkani mësoi edhe kundërshtarët e tyre në këtë garë.

Ata u shortuan në një grup të vështirë siç ishte ai G, me Slavia Praha, Sivasspor dhe Cluj.

Ndeshjen e parë tashmë të grupit kundër Cluj, Ballkani e mbyllën baras 1:1.

Takimi i dytë i këtij grupi ishte ndaj skuadrës çeke, Slavia Praha.

Pavarësisht, që ekipi kosovar kishin përballë një skuadër të madhe si Slavia, ata u munduan deri ne minutën e fundit të marrin një fitore ndaj tyre.

Ndeshja ishte tejet interesante, me shumë kthesa, por që në fund çekët fituan 3:2.

Përballja me ekipin e Sivasspor dha gjithsej shtatë gola dhe fitues në fund ishin Ballkani.

Kosovarët arritën fitoren e parë pikërisht ndaj turqve, duke triumfuar pas një ndeshje dramatike 4:3.

Kur po mendohej që suharekasit do vazhdonin me rezultate pozitive, pas fitores së parë në Evropë, kjo nuk ndodhi.

Pasi në ndeshjen e dytë ndaj ekipit nga Turqia, Sivasspor ata pësuan humbje 2:1, kështu duke u zbehur shanset që ata të kalojnë grupet.

Takimi i dytë ndaj Slavia Praha u mbyll me fitore nga çekët 1:0, por me paraqitje të dinjitoze nga kampioni i Kosovës.

Ndërsa, ndeshja e fundit e grupit dhe në Evropë ndaj Cluj, Ballkani pësoi disfatë 1:0, duke u eliminuar kështu nga garat evropiane.

Rrugëtimi i tyre në Konferencë Ligë ishte me një barazim, katër humbje dhe vetëm një fitore.

Teksa përfunduan në vendin e fundit në tabelë me vetëm katër pikë, pas gjashtë ndeshjeve.

Ballkani nuk arritën të kalojnë grupet, por gjithmonë do cilësohen si krenaria e futbollit kosovar.

Krejt kjo për shkak të rrugëtimit të tyre në Evropë, pasi treguan që edhe ekipet nga një vend i vogël siç është Kosova mund të garojnë me klube të tjera evropiane./