Ever Banega po e dëshiron largimin nga Sevilla.
Ever Banega është në radarin e Arsenalit, andaj do të largohet nga Sevilla në janar.
Skuadra londineze po e humbet Aaron Ramseyn, andaj do ta transferoj mesfushorin argjentinas, përcjell “lajmi.net”.
Arsenal ka filluar negociatat me agjentin e Banegas, mirëpo marrëveshja mund të dështoj.
Sevilla nuk do ta lejoj largimin e tij nën shumën e 25 milionë eurove, ndërsa ‘topçinjtë’ nuk duan të paguajnë më shumë se 15 milionë.