Banknota e fundit 50 dollarëshe në Australi është vënë në shfrytëzim muaj më parë, ndonëse në të gjendet një gabim drejtshkrimor.
Banka e Rezervave të Australisë ka shkruar në mënyrë të gabuar fjalën “përgjegjësi” në miliona banknota të reja.
Kjo Bankë ka konfirmuar gabimin të enjten dhe ka thënë se ai do të rregullohet në banknotat që do të prodhohen në të ardhmen.
Aktualisht në përdorim janë rreth 46 milionë banknota me këtë gabim.
Në të është portretizuar Edith Cowan, gruaja e parë që ka qenë pjesë e Parlamentit australian, dhe deklarata e saj e parë në parlament është shkruar gabimisht.
“Është përgjegjësi e madhe që jam gruaja e vetme këtu, dhe dua të theksoj nevojën që ekziston për të pasur gra tjera këtu”.
Banknota është prodhuar muaj më parë, andaj janë dashur gjashtë muaj për të vërejtur këtë gabim.