Fjalë Kyçe

Banorët e Drenasit vuajnë për një pikë ujë

Banorët e Drenasit vuajnë për një pikë ujë

Në një lagje të qytetit të Drenasit, banorët nuk kanë ujë të pijshëm. Ata detyrohen që të shkojnë e të furnizohen në pjesë të tjera, pasi që puset që kanë në oborr, janë të pashfrytëzueshme.

Derisa banorët përballen me mungesë të ujit të pijes, Komuna e Drenasit ka vendosur që këtë rrugë ta rirregullojë sërish, raporton KTV.

Banorët e kësaj lagjeje akuzojnë komunën që po i shpenzon paratë publike për gjëra të panevojshme, e jo për problemet kryesore që kanë.

Zyrtarë të Komunës së Drenasit thonë se janë duke punuar që edhe kjo lagje të ketë ujë të pijshëm.

Sipas zëdhënësit të Komunës së Drenasit, shkaku i kabllove të ndryshme të energjisë elektrike, janë detyruar që disa herë të intervenojnë në shtrimin e kësaj rruge.