Fjalë Kyçe

Banorët e Emshirit, në hall me mbeturinat e lagjeve tjera (VIDEO)

Banorët e Emshirit, në hall me mbeturinat e lagjeve tjera (VIDEO)

Rruga prapa tregut të pemëve që dërgon kah lagjia Emshir është mbushur me mbeturina e mbetje tjera inerte.

Kjo po përbën shqetësim për ata që dalin të ecin në këtë zonë të kryeqytetit, njofton Klan Kosova.

Nga komuna premtuan zgjidhje në nisje të muajit qershor.

Udhëheqësi i sektorit për Menaxhimin e Mbeturinave dhe Mjedisit, Dukagjin Gashi, tha përmes telefonit se do të fillojë pastrimi i përjavshëm i kësaj ane.