Disa banorë të fshatit Uglar sot kanë dalur të pastrojnë shtratin e lumit ‘Mirusha’ me eskavator.
Përshkak të kundërmimit të ujërave të zeza, lumi ‘Mirusha’ që kalon nëpër këtë fshat, ditëve të verës shkakton erë të keqe.
Deri te kjo iniciativë e banorëve të fshatit ka ardhur si pasojë e mos interesimit nga organet komunale që ta bëjnë pastrimin e shtratit të lumit.
Pastrimi vullnetar i shtratit të lumit nga banorët ka ndodhur edhe herave të tjera.