Fjalë Kyçe

Banorët e Karaçevës pa vëmendje institucionale, “vizitorë” vetëm xhandarmëria serbe

Banorët e Karaçevës pa vëmendje institucionale, “vizitorë” vetëm xhandarmëria serbe

20 vjet pas luftës, Kosova po vazhdon të ketë problem me territor. Madje, në brezin kufitar, shumë shpesh shihen edhe xhandarmëria serbe. KFOR-i tashmë ka vendosur tabelat për shënimin e kufirit të përkohshëm të Kosovës, në fshatin Karaçevë të Kamenicës. Kjo po shihet me shqetësim nga banorët e kësaj ane, të cilët dita ditës kanë filluar të zhvendosen nga ky fshat.

Që nga përfundimi i luftës, banorët e kësaj zone disa herë kanë alarmuar për futjen e xhandarmërisë serbe në territorin e Komunës së KamAsnjëherë nuk është ndier më i pasigurtë në vendin e vet. 83 vjeçari Ismajl Kastriti thotë për KosovaPress, se që nga paslufta jetesa në këtë vend është bërë e vështirë.

Sipas Kastratit, 20 vjet pas luftës, Serbia po tenton të frikësojë popullatën shqiptare. Ai madje në lidhje me këtë pjesë ka edhe një porosi për institucionet e Kosovës.

Tabela të ngjashme të vendosura në hyrje të Karaçevës, ishin larguar në të kaluarën nga banorët dhe nuk ka pasur të tilla që nga viti 2010. Këto tabela tashmë janë zhvendosur brenda fshatit për 200 metra, gjë që po shihet me shqetësim nga banori më i zëshëm i kësaj ane, Selver Lenjani.

Nga aty shihet edhe një pikë e Policisë së Serbisë, për të cilën banorët e kësaj ane po shprehën të shqetësuar.

Pavarësisht deklarimeve të KFOR-it se nuk ka përgjegjësi në çështjet që lidhen me kufijtë e Kosovës, ai vazhdon të mbikëqyrë vijën kufitare me Serbinë në fshatin Karaçevë.

Derisa, që nga viti 2014, Policia e ka të ndaluar nga KFOR-i edhe shfrytëzimin e rrugës “By Pass”, e cila e mundëson qarkullimin në fshatrat e kësaj zone.

Selver Lenjani thotë se për këtë i ka lajmëruar të gjitha institucionet, megjithatë shprehet se ky fshat nuk po u intereson atyre.

E derisa Kosova e Serbia të pajtohen se kujt i takojnë 600 metra rrugë, 170 pronarëve qysh në fillim të vitit 2001 kur ka filluar ky mospajtim, u rrezikohen pronat e tyre.

Ekipi negociator për bisedimet me Serbinë, duhet të ketë parasysh këtë brez kufitar, derisa potencon se ky zonë po copëtohet. Ai thekson se si pasojë e neglizhencës së kësaj pjese nga institucionet banorët po shpërngulen nga këtu.

Se neglizhenca e institucioneve është shqetësimi kryesor i banorëve e thotë edhe administratori i fshatit Karaçevë, Armend Kastrati.

Ai thotë se kanë pasur protesta të shumta si banorë të këtij vendi, por edhe takim me kryetarin e Kamenicës, derisa shpreh besimin se institucionet duhet të bëjnë zgjidhje.

Ndërsa, banorit Fadil Lenjani po mendon shtijën e pronave që ka dhe zhvendosjen nga këtu.

Në lidhje me këtë KosovaPress ka pritur një përgjigje për disa javë nga Ministria e Punëve të Brendshme, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

Kosova ende nuk ka bërë shënjimin e vijës kufitare me Serbinë. E ky proces ka qenë mjaft kontradiktor me dy shtete të tjera, Maqedoninë e Malin e Zi së fundmi.

KosovaPress ka arritur të sigurojë edhe dokumentacionet të cilat dëshmojnë këtë fakt, e në tërësi ky vend ka 3200 banorë në të dy territoret e Karaçevës./KosovaPress/