Fjalë Kyçe

Banorët e lagjes “Mati 1” në Prishtinë thonë se po rrezikohen nga kabllot eklektike

Banorët e lagjes “Mati 1” në Prishtinë thonë se po rrezikohen nga kabllot eklektike

Banorët e lagjes Mati 1 thonë se po rrezikohen nga kabllot elektrike.

Sipas një postimi në rrjetin social Facebook të banorëve të Matit 1 (rruga “Muharrem Fejza” dhe rrugët lidhëse), shkruhet se rruga “Muharrem Fejza” është bllokuar nga dëmtimi i shtyllave elektrike.

bazë të disa fotove dhe komenteve, banorët e kësaj lagje kanë shprehur pakënaqësitë e tyre duke thënë se ky problem është i kamotshëm.

Në lidhje me këtë problem KOHA ka kontaktuar me Medina Brahën, drejtoreshën e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Komuna e Prishtinës. Sipas saj ekipi nga Komuna e Prishtinës me të marrë lajmin për dëmtimin e shtyllave eklektike në këtë pjesë të Prishtinës, ka dalë në vend të ngjarjes.

“Ato janë shtylla me kabllo të KEDS-it, kabllovikut. Ekipe tona e kanë monitoruar situatën, unë personalisht kam dal në terren në këtë pjesë ku kabllot janë dëmtuar si shkak i reshjeve të borës”, thekson ajo.

Ajo tutje thekson se KEDS-i është njoftuar në lidhje me problemin e kësaj lagje me shtyllat eklektike të dëmtuara, e të cilat mund të jenë fatale për jetën e njeriut. Siç thekson Braha, rregullimi i kabllove eklektike ka mbetur të bëhet ana e KEDS-it.

KOHA ka provuar të kontaktojë KEDS-in në lidhje me situatën, por nuk ka marrë përgjigje.

Shefki Rusinovci, drejtor në shkollën fillore “Pavarësia” në Prishtinë për KOHËN tha se në afërsisë të shkollës nuk ka rrezikshmëri nga kabllot elektrike, por thekson se problemi me kabllot është i kamotshëm.

“Kabllot eklektike që duken nga oborri i shkollës edhe që janë rreth shkollës nuk janë të dëmtuara, ndërsa nga rruga nuk kam ndonjë informacion, s’ka pas ndonjë ndërprerje të rrymës dhe unë nuk kam informacion për këto kabllo”, ka thënë Rusinovci.