Fjalë Kyçe

Banorët e lagjes “Qëndresa” në Prishtinë kërkojnë shkollë e shtëpi shëndeti

Banorët e lagjes “Qëndresa” në Prishtinë kërkojnë shkollë e shtëpi shëndeti

Driton Mullarama është banor i lagjes “Qëndresa” në Vetërnik të Prishtinës.

Ai thotë se bashkë me pronarët e mbi 700 shtëpive tjera të kësaj lagjeje janë ndër tatimpaguesit më të rregullt në komunë, raporton KTV.

Por, pavarësisht kësaj, sipas Mullaramës, që është edhe kryetar i lagjes, komuna e ka lënë anash këtë pjesë sa i përket investimeve.

Shqetësim tjetër i banorëve janë edhe trotuaret e papastruara, ku si pasojë kalimtarët po duhet të ecin nëpër rrugë.

Banorët duhet t’i dërgojnë fëmijët në shkollë me kilometra larg, si në “Ulpianë” dhe “Hajvali”, pasi shkolla e premtuar qe një kohë ende nuk është ndërtuar.

Në mungesë të një Qendre të Mjekësisë familjare edhe shërbimet mjekësore ata duhet t’i marrin nëpër lagje tjera të kryeqytetit.

Derisa banorë të tjerë ankohen edhe për çmimin e lartë të tatimit.

Ndërsa, komuna thotë se sivjet janë ka ndarë mbi 300 mijë euro për investime në këtë lagje.

Sipas zyrtarëve të saj, me këto mjete parashihen edhe investime në rrjetin e kanalizimit atmosferik, me të cilin banorët kanë problem sa herë që ka reshje shiu.

Mehmeti premton se gjatë këtij viti do të fillojnë ndërtimi i shkollës dhe i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Vetërnik.

Ndërtimi i shkollës fillore ishte premtuar të niste në nëntor të vitit 2018, por që nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Banorët thonë se vazhdimisht kanë kërkuar të investohet në lagjen e tyre, derisa shtojnë se nuk do të heqin dorë deri në realizimin e kërkesave të tyre.