Fjalë Kyçe

Banorët e një fshati në Deçan duhet të bëjnë roje kundër hajnave

Banorët e një fshati në Deçan duhet të bëjnë roje kundër hajnave

Banorët në Irzniq të Deçanit janë në hall nga hajnat. Ata thonë se për të parandaluar hajnitë po u duhet të bëjnë roje çdo natë.

Banorët e lagjes Çekaj nga Irzniqi i Deçanit çdo natë po detyrohen të bëjnë roje për shkak të vjedhjeve, përkatësisht thyerjeve të shtëpive që janë duke ndodhur gjatë ditëve të fundit.

Sipas tyre hajnat fillimisht e ndalin rrymën në trafostacionin kryesor të rrymës. Lidhur me këtë banorët thonë se rastin e kanë lajmëruar edhe në organet policore.

Edhe Shaqir Dacaj, përfaqësues i fshatit thotë se kjo dukuri ka filluar të paraqes shqetësim të madh për banorët e lagjes.

Por sipas tij, e keqja më e madhe është se zakonisht po thehen shtëpitë e bashkatdhetarëve që punojnë në botën e jashtme.

Përveç këtyre problemeve banorët e Irzniqit po përballen edhe me mungesë të ujit për shkak të defekteve të mëdha që po ndodhin.

Irzniqi është njëri ndër fshatrat më të mëdha të komunës së Deçanit prandaj edhe kërkesat e tyre për zgjidhjen e shumë problemeve që kanë janë shumë më të mëdha./rt