Fjalë Kyçe

Banorët shkrihen së qeshuri pas rrëzimit të Einxhel

Banorët shkrihen së qeshuri pas rrëzimit të Einxhel

Pas incidentit të mbrëmjes së kaluar, kur Einxheli theu krahun duke bërë një lojë, Donaldi vrapoi që ta ndihmonte.

Gjatë gjithë kohës u interesua për shëndetin e saj, ndërsa edhe Arjola me Ilirin e Monikën i dhanë ndihmë, por kur dolën në oborr nuk po mbanin dot të qeshurat.

“O Zot hajr, o Zot më fal”, tha Arjola.

Ndërsa Iliri u shpreh: “Sportet që bëj unë, nuk duhet ti bëni”.

Në sfond dukej Donaldi duke vrapuar për të ndihmuar, ndërsa kur doli në oborr pyeti Ilirin, Monikën, Arjolën e Egzonën: “Çfarë keni që qeshni? Mos është shaka?”

Iliri iu përgjigj: “Jo, jo. Ndodhi një dinamikë e çuditshme. Mori rrotën e hipi supër. Ajo ka një teknikë të veçantë.”

Ndërkohë Einxheli ka dalë nga shtëpia e Big Brother VIP pasi ka nevojë për trajtim të specializuar mjekësor./tch