Fjalë Kyçe

Banorët shqiptarë të Kllokotit thonë se po diskriminohen nga kryetari serb

Banorët shqiptarë të Kllokotit thonë se po diskriminohen nga kryetari serb

Banorët e ‘Lagjes së Re’ të Kllokotit kanë protestuar para objektit të komunës. Me të arritur aty, banorët shqiptarw të kësaj komune tregojnë arsyen e protestës.Këta po insistojnë që të takohen me udhëheqësit të komunës.

E për të përcjellë nga afër këtë ngjarje i pranishëm ishte edhe T7.

Por, kur ekipi deshi të futet në komunë për të marr një qëndrim rreth kësaj proteste nga zyrtarët komunal, u pengua nga sigurimi.

E kjo irritoi banorët, të cilët reaguan kundrejt sigurimit.

Pas kësaj, banorët u futën në Komunë, në kërkim të zyrtarëve komunal.

Por ata u ndalën nga zyrtaret serbe të Kllokotit.

E banorët ishin këmbëngulës që të flasin me kryetarin.

Por, ata nuk arritën të flasin me askënd, pasi as kryetari, nënkryetari e as ndonjë zyrtar tjetër nuk gjendej në objektin e Komunës.

T7 merr vesh se kryetari Bozhidar Dejanocviq, bashkë me shumë serb të tjerë ishte nis për të marr pjesë  në mitingun presidentit serb Aleksandër Vuciq, në Beograd.

Pas protestës banorët tregojnë se si po trajtohen nga komuna që udhëhiqet Lista Serbe.

E një tjetër banor shqiptar i Kllokotit thotë të jenë të diskriminuar etnikisht nga kryetari i Komunës.

Kontakti me kryetarin Bozhidan Dejanoviç që vie nga Lista Serbe gjatë ditës ka qenë i pamundur.

Ndërkohë, qytetarëve që u futën në objektin e komunës më pas u doli punë me organet e rendit.

Ata janë intervistuar nga policia, nën dyshimin se kanë prishur rendin dhe qetësin publike. Por që të gjithë janë liruar në procedurë të rregullt.