Fjalë Kyçe

Banori i Vrellës jep arsyet pse nuk lejoi parkimin e Feratit e Zemajt (VIDEO)

Banori i Vrellës jep arsyet pse nuk lejoi parkimin e Feratit e Zemajt (VIDEO)

Kandidati për kryetar të Istogut nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati dhe deputeti, Armend Zemaj, u kthyen mbrapsht të enjten nga një banor i Vrellës, kur provuan që me makinat e tyre të parkohen para shtëpisë së tij.

Florim Maraj, bëri të qartë për Klan Kosovën se arsye e moslejimit të parkimit ishte fakti se bëhet fjalë për pronë private të cilën e ka shtruar vet meqë komuna vetëm i ka sjell kubëzat.

Por, se i ka udhëzuar të parkohen në pronën e tij, prapa lapidarit që gjendet në këtë fshat, jo larg nga vendi i tubimit të LDK-së. Ai ka mohuar të jetë e vendosur në përdhesën e shtëpisë selia e Partisë Demokratike të Kosovës, apo e ndonjë partie tjetër, dhe tha se posterët që gjenden aty janë të kandidatëve për asambleistë, që janë të afërm e miq të tij.

Në videon më poshtë mund ta shihni se si ndodhi e tërë ngjarja: