Fjalë Kyçe

Banorja e re në “Big Brother VIP” është ish e dashura e Romeo Veshajt?

Banorja e re në “Big Brother VIP” është ish e dashura e Romeo Veshajt?

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP” u bënë pjesë pesë banorë të rinj. Mes tyre, ishte edhe këngëtarja Xheisara Frisku, e cila më herët ka qenë në qendër të mediave rozë, pasi ka pasur një përplasje me Jonida Maliqin.

Madje, Xheisara u përfol se ajo ishte shkaku i ndarjes së Romeos nga Jonida. Ndërkohë që Romeo asokohe kishte deklaruar se nuk e njihte personalisht, transmeton abcnews.al

Por, pak ditë më vonë këngëtarja e kishte ftuar publikisht Romeon që të pinin një kafe së bashku dhe të njiheshin.

Nuk dihet se si është raporti tani mes Xheisarës dhe binjakut të Romeos, Donaldit, por gjithçka mbetet për t’u parë në vijim. Ndërkohë, kurioziteti i publikut vazhdon të mbetet shumë i madh.