Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp duket se ka gjetur shkaktarin e barazimit pa gola me Manchester United.
Trajneri gjerman ka thënë se ata do ta kishin fituar ndeshjen, por lëndimet e ndryshuan rrjedhën e lojës.
“Ishte një ndeshje e vështirë, por që ishte një start i mirë në ndeshje”, tha Klopp pas ndeshjes.
“Po të kishim ndeshjen me atë ritëm, do të kishim fituar, mirëpo lëndimet na ngadalësuan në lojë.”, ka shtuar më tej ai.
Liverpool u detyrua që ta largoj nga fusha Robert Firminon në minutën e 31’, duke e zëvendësuar me Daniel Sturridgen.