Fjalë Kyçe

Barca apo Real? Ja me cilën skuadër PSG ka arritur marrëveshje për Neymar

Barca apo Real? Ja me cilën skuadër PSG ka arritur marrëveshje për Neymar

Ylli brazilian Neymar, është afër rikthimit në Spanjë.

Gazetari i MundoDeportivo, Francesc Aguilar, ka raportuar mbrëmë se PSG dhe Real Madrid kanë arritur marrëveshje me Neymar, dhe po presin që vetëm ta konfirmojnë atë, përcjell lajmi.net.

27 vjeçari që mban epitetin e lojtarit më të shtrenjtë në histori të futbollit, ka qenë instrumental i negociatave të shumta këtë verë, duke kërkuar gjithashtu edhe nga Barcelona, që dëshironte të përfshinte në ofertë edhe Philippe Coutinhon, tashmë të zyrtarizuar te Bayern Munich.

Nuk dihet se çfarë marrëveshje ka arritur Real Madrid me PSG, por oferta e fundit e njohur ishte për Neymar, përbëhej prej 120 milionë euro dhe shërbimet e Luka Modric.

Nuk përjashtohet mundësia që me disa modifikime të vogla, PSG të pranojë këtë ofertë, duke sjellë në Francë fituesin e Topit të Artë.