Fjalë Kyçe

Barca i jep Dembeles ofertën e fundit – është më e dobët financiarisht sesa ajo e dhjetorit

Barca i jep Dembeles ofertën e fundit – është më e dobët financiarisht sesa ajo e dhjetorit

Barcelona ka bërë propozimin e fundit për Ousmane Dembele.

Ylli francez nuk i ka dhënë akoma një përgjigje Barcelonës. Ai duhet ta ketë një të tillë brenda 48 orëve të ardhshme.

Katalanët i kanë dhënë Dembeles propozimin e fundit, dhe çudia qëndron te ajo se kjo ofertë është me e dobët financiarisht sesa ajo që i ishte propozuar lojtarit gjatë muajit dhjetor, përcjell lajmi.net.

Propozimi i Barcës për Dembele është 6 milionë euro neto për vit, si dhe 1.5 milion të tjera bonuse.

Po ashtu, në ofertën e bërë së fundmi, agjenti i lojtarit, Moussa Sissoko nuk merr asnjë bonus në rast të nënshkrimit të Dembele.

Duket se Barca po bën blofin më të madh, pasi edhe janë përgatitur që ta humbin lojtarin. Ka nga ata në klub që besojnë se lojtari s’ka ofertë më të mirë dhe do ta pranojë këtë.

Mbetet të shihet se cili do të jetë fati i Dembele për të ardhmen.