Barcelona është e gatshme të nënshkruaj një marrëveshje shkëmbimi për sulmuesin e Manchester Unitedit, Marcus Rashford.
E përditshmja spanjolle, “Mundo Deportivo” shkruan sot se kataluansit janë të gatshëm të ofrojnë një marrëveshje të guximshme për reprezentuesin anglez.
Gjigantët spoanjoll janë të gatshëm të paguajnë 100 milionë funte për sulmuesin 21-vjeçar, por edhe të ofrojnë sulmuesin anësor, Malcomin si dhe një shumë më të vogël se sa ajo e lartcekur.
Ndryshe, kontrata e Rashfordit do të përfundojë në qershor të vitit 2020 dhe raportet sugjerojnë se sulmuesi është duke hezituar t’ia besoj të ardhmen klubit të Old Trafford.
Barcelona është duke kërkuar që të përforcohen edhe me lojtarë të tjerë gjatë afatit kalimtar të verës.