Mundo Deportivo ka raportuar se Barcelona është e interesuar për transferimin e sulmuesit Andre Silva, shkruan Gazeta Alo.
Momentalisht skuadra blagurane nuk e ka si zgjedhje të parë në merkato, por ata nuk duan të humbasin si shancë transferin e tij, për shkak të moshës së tij të re dhe cilësisë.
Ata besojnë se ai është i përballueshëm për tu blerë, dhe se Milan nuk do të kërkojë më shumë se 35 milionë euro, në rast se Sevilla nuk e blenë atë. /Gazeta Alo.