Barcelona është duke kërkuar një sulmues për sezonin e ri.
Barcelona kërkon që ta gjejë një sulmues, në rast të lëndimit të Luis Suarez.
Skuadra katalonase dëshiron ta transferojë Maxi Gomezin nga Celta Vigo, përcjell lajmi.net.
Barcelona është e gatshme që të paguajë rreth 30 milionë euro për t’i marrë shërbimet e tij.
Celta Vigo është shumë afër që të bije në divizionin e dytë të ligës së Spanjës, andaj katalonasit mund të përfitojnë nga kjo gjë për t’i marrë shërbimet e Gomez.