Fjalë Kyçe

Barcelona fiton minimalisht ndaj Mallorcas së Vedat Muriqit

Barcelona fiton minimalisht ndaj Mallorcas së Vedat Muriqit

Barcelona ka triumfuar minimalisht në udhëtim te Mallorca 1-0 në kuadër të javës së shtatë në La Liga.

Pas vetëm 20 minutash lojë, Blaugranasit kaluan në epërsi me golin e Robert Lewandowskit që u asistua prej Ansu Fatit.

Skuadra katalunase më pas vazhdoi me lojë të ashpër, derisa kartona të verdhë pasuan për Andreas Christensen, Gerard Piquen dhe Franck Kessien.

Në 45 minutat e dytë, Barcelona ishte disi skuadër që nuk kërkoi shumë dhe priste gabime nga kundërshtarët.

Katalunasit nuk krijuan ndonjë rast serioz për gol, duke ia dalë të marrin një fitore të përvuajtur dhe nën presion ndaj Mallorcas së Vedat Muriqit.

Pas javës së shtatë, Barcelona është rikthyer në krye të tabelës me 19 pikë, një pikë më shumë se rivali Real Madridi që ka një ndeshje më pak, ndërsa në xhiron e tetë do të kenë punë me Celta Vigon.