Fjalë Kyçe

Barcelona me ofertë befasuese për yllin e Arsenalit

Barcelona me ofertë befasuese për yllin e Arsenalit

Me 19 gola dhe 13 asist në 48 ndeshje të luajtura deri më tani këtë sezon me fanellën e Arsenal, sulmuesi francez Alexandre Lacazette ka tërhequr vëmendjen e skuadrës së Barcelonës.

Klubi “blaugrana” është gati të shpenzojë 80 milionë euro për ta sjellë sulmuesin 27-vjeçar në “Camp Nou”.

Lacazette ka ende edhe një ndeshje për të luajtur këtë sezon, finalen e Europa League, çka mund të ishte “qershia mbi tortë” e një sezoni ku sulmuesi i Arsenal ka shkëlqyer në fushë.

Trajneri Unai Emery nuk dëshiron të heqë dorë nga sulmuesi, që e konsideron të pazëvendësueshëm.

Madje Arsenal po mendon t’i rinovojë kontratën lojtarit, duke i rritur pagën në 250 mijë stërlina në javë. Gjithsesi, përballë një oferte të tillë (80 milionë euro) situata mund të përmbyset dhe “topçinjtë” të heqin dorë nga Lacazette.

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, Barça do të dërgojë disa vëzhgues në Baku, ku luhet finalja e Europa League (Arsenal-Chelsea). Ata do të ndjekin nga afër lojtarin dhe pritet të bisedojnë me menaxherin e tij.