Barcelona ishte surprizuar sot kur kishte mësuar për ofertën e Paris Saint Germain drejt Frenkie de Jong.
Ata kanë shfaqur një interesim për lojtarin tash e sa kohë, por disa raportime thonë se lojtari veçse ka vendosur për të ardhmen e tij.
Sipas “De Telegraaf” marrëveshja është arritur që verën tjetër lojtari të kalojë në Paris, për shumën e 75 milionë eurove, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, “Marca” shkruan se skuadra e Barcelonës nuk e ka ndërmend të dorëzohet për lojtarin.
Drejtuesit katalunas kanë thënë se lojtari ende nuk ka marrë ndonjë vendim zyrtar dhe gjithçka mbetet e hapur për shërbimet e tij.
Kujtojmë se përveç Frenkie de Jong, Barcelona është edhe në kërkim të Matthijs De Ligt.