Barcelona është e interesuar për të nënshkruar me një mbrojtës anësor.
Sipas asaj që bën të ditur Daily Mail, “blaugranat” kanë shprehur interes të theksuar për Marcus Alonson e Chelseas.
Spanjolli po shihet si adekuati për krahun e majtë të mbrojtjes, aty ku luan Jordi Alba.
Ditë më parë u raportua për një interesim të klubit katalunas Alejandro Grimaldon e Benficas, por, siç duket, mbrojtësi ka mbetur tanimë jashtë preferencave të klubit spanjoll.
Alonsos i skadon kontrata me Chelsean në verën e këtij viti dhe bashkimi i tij me Barcelonën mund të jetë lehtësisht i mundur, meqë ende nuk ka rinovuar.