Barcelona është duke investuar në merkato, por nuk harron edhe ata futbollistë që dikur kanë shkruar historinë dhe janë rritur me fanellën blaugrana në trup… Një prej tyre, portieri i dalë nga “La Masia” e famshme: Victor Valdes.
Ish-portieri ka luajtur plot 12 vite me Barcelonan, ndërsa ka fituar gjithçka me katalanasit. Pas largimit, spanjolli luajti në Angli me Manchester United, u huazua në Belgjikë te Standard dhe më pas e mbylli te Middlesbrough..
Vitin e shkuar drejtonte një ekip të rinjsh në Madrid, Moratalaz. “Më mori në telefon dhe më tha: president, nuk ka ardhur koha që të kthehem në shtëpi?”, do të rrëfente Bartomeu.
Valdes do të jetë trajner i një skuadre moshash te Barcelona.