Bardhekaltrit fazën e tretë e nisin nga vendi i dytë, shkruan GazetaAlo.
Prishtina nuk mund të themi që kreu sot detyrën në Kastriot. Pas epërsisë së shpejtë me dy golat e Miftarajt (7’) e Dallkut nga penalltia (27’) dukej si fitore e lehtë, sidomos po të shënonte Hoxha i vetëm me portier (29’). Por, pjesa e dytë u takoi në tërësi skuadrës solide të KEK-ut. Shënuan gol që u ngjalli shpresat për befasi, e Prishtina vazhdonte mos të ishte konkrete në ato raste të rrezikshme para portës kundërshtare.
Pra, mund të konkludojmë që ish ishin tre pikë mjaft të vështira kundër një skuadre që s’ka çfarë të humbas dhe me lojën e tyre futbollistët duan t’i shfaqin cilësitë e tyre.
Sidoqoftë, Prishtina arriti tre pikët që e pozicionojnë të dytën në klasifikim para fazës së tretë ku për kundërshtar në javën e 23-të do ta ketë varësisht nga rezultati i sotëm ndërmjet Flamurtarit dhe Ballkanit dhe vetëm në rast të barazimit e presim Flamurtarin kurse pa marrë parasysh fitoren e cilës, atëherë Prishtina e pret Trepçën ’89 si e 8-ta në klasifikim.
Ndërsa Prishtina nuk do ta zhvillojë javën e rregullt të 23-të në fundjavë, por më 27 mars përshkak ruajtjes së fushës ku do të luaj Përfaqësuesja. /GazetaAlo