Për të hyrë në këto pellgje artificiale të mbushura me peshq të ngjyrosur, vizitorët duhet të heqin këpucët e tyre dhe të pastrojnë këmbët.
Baret ku mund të shijoni një filxhan kafeje të ngrohtë me kafshë si; macet, qentë apo madje edhe dele kanë dalë në të gjithë botën, por “Amix Kafe”, është vendi i vetëm në botë ku mund të relaksoheni së bashku në një numër të madh peshqish në këmbët tuaja.
I vendosur në qytetin vietnamez të Ho Chi Minh, ‘Amix Coffee’ ka dy kate të përmbytura plot me qindra peshq të vegjël dhe të mëdhenj.
Të dy katet janë të izoluar me fletë plastike dhe këmbët e mobiljeve janë mbështjellë me pambuk për të minimizuar fërkimet dhe për të parandaluar dëmtimin e peshqve. Çdo kat mbulon një sipërfaqe prej 20 metrash katrorë dhe niveli i ujit arrin 25 centimetra në thellësi, transmeton “Tch”.
Për të hyrë në këto pellgje artificiale të mbushura me peshq të ngjyrosur, vizitorët duhet të heqin këpucët e tyre dhe të pastrojnë këmbët.
Brenda ambienteve ju mund të shijoni një gamë të gjerë të pijeve freskuese dhe ushqime, ndërsa karpusi japonez dhe peshq të tjerë të vegjël notojnë në këmbët e klientëve.