Fjalë Kyçe

Bartja e maskës është obligative, përjashtim kanë vetëm këto raste

Bartja e maskës është obligative, përjashtim kanë vetëm këto raste

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ndër të tjera ka miratuar masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19.

Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, përveç:

Gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë ekskluzivisht anëtarët e ngushtë të familjes;

Gjatë vrapit, ciklizmit dhe ushtrimeve fizike;

Gjatë ngrénies apo pijes.