Fjalë Kyçe

Basha del me reagim, AGK-ja thotë se ai po synon disiplinimin e gazetarëve nga shteti

Basha del me reagim, AGK-ja thotë se ai po synon disiplinimin e gazetarëve nga shteti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka publikuar një reagim të shtunën, një ditë pasi nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u dënua gjuha e tij ndaj gazetares së Radio Televizionit të Kosovës, Blerta Foniqi-Kabashi. Në reagimin e AGK-së ishte thënë se Basha ka krahasuar RTK-në me televizionin shtetëror serb e se ai ka sulmuar edhe AGK-në. Ndërsa Basha, në kundërreagim ka thënë se nuk ka intimiduar gazetare, nuk ka kërcënuar e as nuk ka sulmuar askënd. Në kundërpërgjigje ndaj këtij reagimi, AGK-ja ka thënë se Basha po synon disiplinimin e gazetarëve dhe të RTK-së nga shteti.

Reagimi i plotë i Bashës në Facebook:

!

ë -ë, ë -ë!

Disa argumente pse asnjëra nuk qëndron dhe reagimet e tyre janë padije dhe vet cenim i lirisë së shprehjes!

!

E para, unë asnjëherë nuk e kam intimidu gazetaren. Unë jam përgjigj herën e parë për temën e asociacionit me shumë korrektësi, dhe kur më pyeti përsëri për asociacionin, i përgjigja se do duhej që tek dialogu asociacioni të jetë prioritet dhe temë kryesore! E kuptoj me u insistu ne RTS, por për gazetarët tanë NUK duhet me qenë VEÇ Asociacioni, sepse janë edhe 38 marrëveshjeve tjera! Ky është jo vetëm mendim, por edhe bindje e thellë e imja që pavetëdijshëm plot gazetarë po biejnë në grackën e Serbisë dhe po e vënë në qendër një marrëveshje të vetme që i intereson vetëm Vuçiqit! Si na qenka intimiduese një kritike e imja që sfidon gazetarën se asociacioni nuk duhet me qenë shqetësimi kryesor në debat? Paradoksale, ë ë ë ë ë ë ? Kjo tregon që NUK keni fare haber në këtë fushë!

Se di a e keni vërejtë se edhe kur Lajçak dhe Eskobar vijnë këtu, pjesa më e madhe e gazetarëve, pyetjen e vetme e kanë se “a do të zbatohet asociacioni,” “a do të ketë masa nëse nuk bëhet asociacioni…. “ Asnjë pyetje për 38 marrëveshjet tjera? As për shkeljet e Serbisë! As për të pagjeturit! As për diskriminimin e shqiptarëve në Luginë! Pra këtë fenomen e gjeni shumë më të theksuar tek plotë gazetarë, por unë mendoj që mediumi publik që paguhet me taksa të qytetarëve duhet të ketë qasje tjetër! Si na qenka kjo kritikë e imja intimidim?!

Shkurt, unë kam qenë kritik që asociacioni të mos jetë pjesë kryesore e debatit mbi dialogun, dhe kjo pasi isha përgjigj njëherë, dhe pas kësaj pyetje ne kemi vazhdu intervistën me pyetje tjera me shumë korrektësi, dhe jemi përshëndet pa asnjë hatërmbetje. Këtë e ka debati dhe kjo është demokracia! Kush thotë ndryshe nuk merr vesh në këtë fushë!

ëë!

Tjetra, AGK paska thënë se i kam sulmu! ë ? A e dini pse? Sepse NUK ka sulm!

Unë e kam kritiku AGK-në, dhe kam ofru për tri argumente! , që e kanë mbrojtë Klan Kosovën duke na akuzu se po e cenojmë lirinë e shtypit, kur aty s’ka pas lidhje me liri të shtypit por me mashtrim të kompanisë ndaj shtetit. , që nuk reagon ndaj shpifjeve të përditshme të disa portaleve dhe gazetarëve që po e njollosin punën e gazetarëve të ndershëm! , që nuk mirren me pjesën ku raportet ndërkombëtare flasin zi e terr për mediat në Kosovë, ku i akuzojnë se marrin pare për raportime pozitive, dhe gjithashtu korruptohen për me braktis hetime! Raportet gjuthashtu flasin se si elita politike e biznisore ndikojnë te mediume të ndryshme. A janë raportet ndërkombëtare sulme ndaj jush?

Pse e njejta kritikë e imja qenka sulm, por kur e thotë Amerika ju strukeni dhe i paketoni kritikat e mia si sulme! Paradoksale dhe e rrezikshme, sepse ë , ëë ë ë ë ’ , ë ë ë ë ë ë ë ë! Dobët, shumë dobët!

-!

Kurse shkurt te reagimi i drejtorit të RTK-së. Mirë shumë që ka reagu, sepse nuk ka me mbrojtë asnjë indidvid të asnjë subjekti, por vetëm lirinë e shprehjes, mirëpo çka më vie keq është që as drejtori nuk e merr vesh këtë fushë dhe del reagon, sepse nuk i pëlqen kritika im rreth një teme. Ku ka kërcënim të lirisë së shtypit me kritika. Kritikat mund të mos i pëlqejnë as drejtorit e as gazetares, por ky është thelbi i lirisë së shprehjes, ku debatohet për këdo dhe gjithçka! E di që jeni të pavarun, dhe uroj gjithmonë të mbeteni të tillë, por ë .

Fatkeqësisht ë ëë, ë ë ë ë ëë ç ë ëë ë. Dobët, tepër dobët, sepse po tregoni se sa pak merrni vesh në këtë fushë që e keni edhe profesion, e kjo më shqetëson sepse ju udhëheqni me një medium publik dhe për më tepër liria e shprehjes është shtylla e demokracisë!

Për fund, kritika është liri e shprehjes, dhe paketimi i kritikës si intimidim dhe sulm është padije dhe tendence me shtyp atë. Më së shumti më shqetëson fakti që po bëjnë thirrje ta vrasin debatin dhe vet fjalën e lirë gazetarët dhe organizata që janë të thirrur ta mbrojnë atë!

Dobët, shumë dobët!

Reagimi i plotë i AGK-së ndaj Bashës:

Deputeti Basha synon disiplinimin e AGK-së dhe RTK-së nga shteti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka vazhduar edhe këtë fundjavë me gjuhën nxitëse si ndaj AGK-së, ashtu edhe ndaj RTK-së.

Në reagimin e ri pas intimidimit që bëri ndaj gazetares së RTK-së, Basha, e tregon hapur tendencën për të kontrolluar përmbajtjen editoriale të Transmetuesit Publik, duke ndërhyrë në atë se çka konsiderohet prioritet për t’u trajtuar dhe për t’u raportuar. Ngjashëm vepron edhe me AGK-në, kur provon të tregojë se çfarë duhet të bëjë dhe si duhet të sillet e të veprojë.

AGK-ja, e ka për mision primar mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të gazetarëve, dhe reagon kur këto të drejta e liri, cenohen e shkelen. Teksa, lidhur me shkeljet e mundshme të Kodit të Etikës, çdo qytetar i Republikës së Kosovës, duke përfshirë deputetët, mund t‘i drejtojnë ato tek organi vetërregullues KMShK për mediet online, dhe tek KPM për televizione dhe radio.

AGK-ja, e fton sërish z.Basha që të përmbahet nga seria e sulmeve, si ndaj AGK-së, ashtu edhe ndaj medieve, duke e përfshirë Transmetuesin Publik, RTK.

Aludimi i serishëm i z. Basha se si AGK ashtu edhe RTK u shërbejnë interesave të presidentit serb, Aleksandar Vuciq, është krejtësisht i pabazuar e i papranueshëm, por mbi të gjitha shumë i rrezikshëm. Gjuha e tillë, e vazhdueshme sikur kjo e z.Basha dhe eksponentëve të tjerë të partisë në pushtet, kanë kontribuar që Kosova të bie kaq shumë në nivelin e respektimit të lirisë së medies, sikurse e ka konstatuar raporti i fundit i Reporterëve pa Kufij.