Fjalë Kyçe

Basha fajëson qeverinë Rama për protestën e sotme

Basha fajëson qeverinë Rama për protestën e sotme

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli për mikrofonin e Top Channel, vetëm pak minuta pasi protesta e opozitës përshkallëzoi në dhunë ndaj objektit të kryeministrisë.

Ai përsëriti edhe njëherë akuzat se gjithça ndodhi është një skenar i mirëorganizuar i Edi Ramës, për të provokuar këtë reagim të protestuesve.

“Ky është një skenar ogurzi i Edi Ramës, për të çuar situatën në këtë pikë. Ju e patë se turma u ça fare lehtë, pas një përpjekjeje të banorëve të Unazës së Re dhe ndodhi ajo që ndodhi. Protesta nisi me lule për policinë dhe shumë paqësore, por ishte skenari i Ramës, ai që provokoi këtë situatë”, deklaroi Basha.

Lideri i Partisë Demokratike nuk dha një afat se kur dhe si mund të mbyllet protesta, ndërsa theksoi edhe njëherë se kryeministri Edi Rama duhet çuar para drejtësisë.

“Populli është në të drejtën e tij ëpr të protestuar dhe vendos vetë se sa do të vazhdojë të qëndrojë këtu. Edi rama duhet të ishte para drejtësisë tani dhe jo në Vlorë, pasi duhet të japë llogari që ka lënë shtetin në duart e krimit”, u shpreh Basha për Top Channel.