Fjalë Kyçe

Bashkëshorti i Diellzës publikon këtë foto të së bijës

Bashkëshorti i Diellzës publikon këtë foto të së bijës

Fisnik Rugova e ka publikuar një foto të vajzës së tij.

Bukuroshja shqiptare Diellza Kolgeci dhe partneri i saj Fisnik Rugova ditën e djeshme janë bërë prindër të një vajze.

Çifti e kanë pagëzuar vogëlushen me emrin Helena ndërsa nga spitali janë publikuar imazhe të ndryshme në të cilat shihej lumturia në sytë e Diellzës, shkruan lajminet.

E sot ishte Fisnik Rugova ai i cili e ka ndarë me ndjekësit një foto të vajzës së tij që ia dha epitetin baba.

Pranë fotos së postuar ai nuk ka shkruar asgjë vetëm se e ka vendosur një figurë bebeje me krahë engjëlli.

Kujtojmë se para lindjes, Diellza dhe Fisi patën organizuar një ndejë private ‘babyshower’ në të cilën e patën zbuluar edhe gjininë e foshnjës e pas lindjes së saj nuk dihet nëse do të ketë ndonjë organizim të ngjashëm apo jo.