Tahir Batatina është rikthyer me sukses në stolin e skuadrës së Llapit, teksa ka triumfuar në miqësoren e zhvilluar ndaj Vitisë në “Zahir Pajaziti” të Podujevës
.”Legjendat” triumfuan përballë ekipit të Milaim Zuzakut që mëton inkuadrimin në Superligë këtë edicion me rezultat 2-1.
Miran Maksuti dhe Mentor Zhdrella shënuan për ekipin llapjan, ndërkohë Urim Statovci realizoi për ekipin e Vitisë.
Ndeshja u zhvillua nga ora 12:00.