Arbër Avdyli ishte mjaft aktiv në emisionin e mbrëmshëm “Favorit” në televizionin T7.
Gazetari dhe komentatori i njohur sportiv ndër të tjera foli për ekipin e Llapit dhe e “thumboi” trajnerin Tahir Batatina.
Llapi aktualisht është në vend të parë pas dy xhirosh të zhvilluara në Superligën e futbollit, por Avdyli, njëjtë si trajneri Gani Sejdiu, nuk e shohin të qëndrueshëm këtë ekip.
Avdyli e këshilloi me shaka trajnerin Tahir Batatina që ta fotografojë lirisht tabelën aktuale pasi ekipi i tij është në vend të parë, duke pretenduar se s’do ta shohë gjatë këtë ekip në krye të tabelës.
Ai mendon se Drita dhe Ballkani janë më favoritë për titull sesa Llapi.
Për ta parë të plotë emisionin Favorit në Youtube mund të klikoni më poshtë.