Fjalë Kyçe

Bayern do të kryej transferimin permanent të Perisic

Bayern do të kryej transferimin permanent të Perisic

Ivan Perisic duket se ka bindur drejtuesit e Bayern për qëndrimin në ‘Allianz Arena’.

Ylli kroat i futbollit, Perisic, kaloi këtë sezon si i huazuar te Bayern, nga skuadra e Inter, dhe duket se paraqitjet e tij kanë qenë mjaftueshëm të mira.

‘Calciomercato’ shkruan se bavarezët do të shfrytëzojnë opsionin për të nënshkruar me Perisic, transmeton lajmi.net.

‘Nerazurri’ kërkonin 20 milionë euro për kartonin e lojtarit, por gjermanët synojnë të marrin lojtarin me çmim të reduktuar, duke shfrytëzuar atë që po ndodhë me koronavirusin.

Perisic u pengua nga lëndimet, duke mos arritur të jap maksimumin te Bayern Munich. Kroati ka shënuar katër gola dhe ka shtuar pesë asistime, në 15 paraqitjet e para me bavarezët.