Fjalë Kyçe

Bayerni edhe më afër titullit, shënon fitore të pastër në udhëtim te Arminia Bielefeldi

Bayerni edhe më afër titullit, shënon fitore të pastër në udhëtim te Arminia Bielefeldi

Bayern Munichi ka regjistruar fitore e katërt radhazi në Bundesligë.

Kampioni në fuqi gjerman ka shënuar në udhëtim te Arminia Bielefeld, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të.

Ndeshja e zhvilluar sot në “Schuco Arena” ka përfunduar me rezultatin 0:3.

Jacob Laursen (autogol – 10’), Serge Gnabry (45+7) dhe Jamal Musiala (85’) shënuan në fitoren e “Bavarezëve”, përcjell express.

Bayerni ka 72 pikë dhe vazhdon kryesimin në tabelë, me nëntë pikë më shumë se Borussia Dortmundi.

Kurse, Arminia Bielefeld është e parafundit (17) me 26 pikë.