Sistemi i ujitjes Radoniqi-Dukagjini, i ndërtuar në vitet e 1980-ta planifiohet të rehabilitohet në kuadër të projektit për bujqësi dhe Zhvillim Rural, të përkrahur nga Banka Botërore.
BB thotë se vlera e kësaj pjese të projektit është 6 milionë.
“Mijëra bujq në Rrafshin e Dukagjinit, një prej zonave më të përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë, furnizohen me ujë për ujitje nga Liqeni i Radoniqit”, thuhet në njoftimin e BB-së.