Fjalë Kyçe

BE dhe Gjermania kërkojnë vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

BE dhe Gjermania kërkojnë vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

“Bisedimet në mes Beogradit dhe Prishtinës duhet të rifillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur sepse dialogu është i rëndësishëm për stabilitetin e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor”.

Kjo është thënë nga ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Thomas Schib. Ai ka theksuar se nga këndvështrimi  i Berlinit, zgjerimi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor mbetet përparësi, megjithëse në publikun serb thuhet se pranimi i vendeve perëndimorë në BE nuk është në krye të agjendës.

Duke folur për sfidat për stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor, ambasadori gjerman tha se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të vazhdojë sa më shpejt të jetë e mundur, përcjell lajmi.net.

Ndërsa shefi i Delegacionit të BE-së në Serbi, Sam Fabrici tha se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës është një faktor i rëndësishëm për stabilitetin në rajon duke shtuar se çështja kryesore është se si mund të vendoset normalizimi i marrëdhënieve.

“BE duhet të përdorë burimet e veta për të stimuluar dialogun, por ky proces duhet të mbështetet dhe të dakordohet, jo të imponohet nga palët e treta”, deklaroi Fabrici.