Fjalë Kyçe

BE do të sjellë 145 mijë doza të vaksinës Pfizer për Shqipërinë

BE do të sjellë 145 mijë doza të vaksinës Pfizer për Shqipërinë

Bashkimi Evropian ka ndarë për Shqipërinë 145 mijë doza të vaksinës “Pfizer” në luftën kundër pandemisë COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke shtuar se, vendi siguron dozën e dytë më të madhe nga kontrata e BE-së.

“Shqipëria siguron dozën e dytë më të madhe nga kontrata e Bashkimit Evropian me 6 vendet e rajonit për vaksinat ‘Pfizer’ që BE do të shpërndajë në rajon. Plot 145 mijë vaksina nga 651 mijë gjithsej për Ballkanin Perëndimor, do t’i marrë Shqipëria”, shkruar Rama në Facebook, përcjell Telegrafi.

Po ashtu, BE ka konfirmuar se ka ndarë 95 mijë doza të vaksinës për Kosovën. Austria ka njoftuar se planifikon që deri në muajin gusht t’i shpërndajë 651 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 të kompanisë “Pfizer” për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, si pjesë e një skeme të Bashkimit Evropian.

Në muajin janar, Komisioni Evropian ka prezantuar planin për shpërndarjen e vaksinave. Austria tha se do të shërbente si koordinatori i këtij mekanizmi për Ballkanin Perëndimor dhe se kjo shpërndarje e parë e dozave mund të ndiqet nga të tjerët.

Ato do të shpërndahen nga fillimi i muajit maj, sipas nevojës së vendeve për këto doza.