Fjalë Kyçe

BE e quan të rregullt takimin e paparalajmëruar me Limajn e Ahmetin

BE e quan të rregullt takimin e paparalajmëruar me Limajn e Ahmetin

Të rregullt dhe pjesë e vazhdimit të konsultimeve e ka cilësuar Bashkimi Evropian takimin e sotëm të Ekipit Negociator të Kosovës për dialogun me Serbinë me përfaqësues të zyrës së Federica Mogherinit.

Në një përgjigje për Koha.net, zyra për media për politikë të jashtme e BE-së ka thënë se sot është njoftuar nga ekipi kosovar për zhvillimet e fundit.

“Ekipi i Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së është takuar sot me delegacionin e Kosovës për dialog, si pjesë e konsultimeve të rregullta dhe të vazhdueshme. Delegacioni i Kosovës për dialog njoftoi EEAS-në për zhvillimet e fundit. EEAS dhe delegacioni i Kosovës janë pajtuar të takohen sërish në një të ardhme të afërt”, thuhet në përgjigje.