Fjalë Kyçe

BE-ja dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshjen për 64 milionë euro

BE-ja dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshjen për 64 milionë euro

Bashkimi Evropian dhe Kosova kanë nënshkruar Marrëveshjen Kornizë të Partneritetit Financiar IPA III (FFPA).

Zëvendëskryeministrit të Parë të Kosovës, Besnik Bislimit, Marrëveshjen Kornizë të Partneritetit Financiar IPA III (FFPA) të miratuar nga Komisioni Evropian.

Siç thuhet në komunikatë për media, Bislimi nënshkroi FFPA-në, e cila, pasi të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës, do t’i mundësojë Kosovës që të marrë ndihmë të mëtejshme teknike dhe financiare nga Bashkimi Evropian.

Ajo mbulon programet vjetore të IPA-s për periudhën 2021-2027 dhe do të mundësojë miratimin e menjëhershëm të fondeve të IPA 2021 për Kosovën në vlerë prej 64 milionë euro, thuhet tutje.

“Ne do të përdorim financimin e IPA III për të përmirësuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut, barazinë gjinore, qeverisjen komunale dhe sigurinë publike në Kosovë”, tha Szunyog.

“Financimi gjithashtu do të drejtohet në ngritjen e kapaciteteve të administratës së Kosovës për të përmbushur standardet e BE-së dhe për t’iu përgjigjur shpejt nevojave urgjente ekonomike, shëndetësore apo sociale, për të mbrojtur mjedisin në përputhje me praktikat më të mira të BE-së, për të rritur konkurrencën e sektorit agro-ushqimor të Kosovës dhe të ndihmojë në arritjen e kritereve ekonomike të anëtarësimit në BE”.