Fjalë Kyçe

BE-ja do ta pranojë Ushtrinë e Kosovës, edhe pse tani po kundërshtonë formimin e saj

BE-ja do ta pranojë Ushtrinë e Kosovës, edhe pse tani po kundërshtonë formimin e saj

Frika nga trazirat e mundshme po e shtynë Bashkimin Evropian që të mos përkrahë Ushtrinë e Kosovës. BE-ja kërkon formimin e ushtrisë vetëm nëpërmjet procesit të ndryshimeve Kushtetuese duke ndarë mendimin e njëjtë me NATO-në. Megjithatë, ata e kuptojnë situatën por nuk dinë se çfarë të bëjnë ndryshe. Këto janë disa nga përgjigjet që i kanë dhënë Gazetës Alo, Bashkimi Evropian, gjegjësisht zëdhënësja Maja Kocijancçiq, dhe John Skovbo, drejtor i East Bridge Academy, organizatë kjo e cila pritet të jetë këshilluese dhe trajnuese në procesin dhjetë vjeçar të transformimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.

BE-ja i ka thënë Gazetës Alo se rishikimi i mandatit të FSK-së është i gabuar.

“BE-ja vazhdon të ndajë pikëpamjet e njëjta me NATO-në dhe rishikimi i mandatit të FSK-së është veprim i gabuar dhe duhet të ndryshohet vetëm përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe gradual në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Kocijançiq, për Gazetën Alo.

Shumica e vendeve në botë kanë një ushtri. Në BE, të gjitha vendet kanë ushtri, dhe BE-ja është në progres të formimit të ushtrisë së saj Evropiane, i ka thënë Skovbo Gazetës Alo.

“Shumica e të gjitha vendeve në botë kanë ushtri. Kjo është një shtyllë e natyrshme në një shoqërisë për të mbrojtur kufijtë e vet. Në BE, të gjitha vendet kanë ushtri, dhe vetë BE-ja janë në progres për të bërë një ushtri të përbashkët”, ka thënë Skovbo.

Skovbo ka shtuar se BE-ja mohimin e ushtrisë mund ta bazojë vetëm në dy arsye; në çështjen kushtuese dhe se nuk din si të reagojnë ndryshe.

“Arsyeja që BE-ja të mos mbështesë Ushtrinë e Kosovës mund të jetë: Nuk po bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, dhe ‘e njohim situatën, por nuk e dimë se çfarë të bëjmë’. BE-ja ka frikë nga trazirat”, ka shtuar Skovbo.

Ai është i bindur se BE-ja do të pranojë Ushtrinë e Kosovës kur do të shohë arsimimin e duhur që po ndodhë dhe mbështetja pastaj do të vijë për 1 apo 2 vjet.

“EBA është e bindur se BE-ja do të pranojë ushtrinë e Kosovës, shumë shpejtë pasi ta shohë edukimin adekuat. Ju lutëm mbani mend që oficerët do të edukohen në Menaxhment ku do të përfitoj Kosova. Edukimi është një progres që do të mbështet nga BE-ja për 1 ose 2 vjet”, ka vazhduar Skovbo, për Gazetën Alo.

Skovbo, ka thënë se EBA fuqishëm mbështet demokracitë dhe vendimet në parlament, andaj e mbështet edhe kalimin e FSK-së në Ushtrinë e Kosovës./Gazeta Alo/