Fjalë Kyçe

BE-ja zhvillon softuer për fermerët e Kosovës që rrit sigurinë e produkteve të qumështit

BE-ja zhvillon softuer për fermerët e Kosovës që rrit sigurinë e produkteve të qumështit

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit nuk ka qenë e mundur të shfrytëzohet për eksport asnjëherë nga blegtorët që përpunojnë produkte të qumështit.

Kjo pasi vendet e Bashkimit Evropian nuk i pranojnë produktet për të cilat nuk dihet pasqyra shëndetësore e kafshëve të cilave u merret qumështi.

Por, Bashkimi Evropian ka investuar në një aplikacion softuerik, që u është dhënë në shfrytëzim 136 fermerëve.

Ky aplikacion është realizuar në kuadër të projektit “Siguria e Ushqimit dhe Mbarështimi i Blegtorisë në Kosovë”.

Në të përfshihen lista e kafshëve, kategoria, raca, gjendja shëndetësore dhe të dhënat për riprodhim.

Eksperti i blegtorisë, Jeton Muhaxhiri tregon se kjo do të ndihmojë edhe në rritjen e sigurisë në konsum të ushqimit.

Shefi i Divizionit për Blegtori, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arsim Memaj, ka thënë se funksionimi me praktikat e vjetra ka vështirësuar evidentimin e problemeve në terren.

Pas përfundimit të projektit, aplikacioni do t’i dorëzohet Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, ku do të mund të merren mostrat nga mbi dy mijë fermerë që janë furnizues të industrisë së qumështit në Kosovë .

Institucionet synojnë që këtë aplikacion ta instalojnë në të gjitha fermat komerciale.