Fjalë Kyçe

Beatrix dhe Alban Ramosaj nuk flasin me Anxhelinën dhe Albërijen

Beatrix dhe Alban Ramosaj nuk flasin me Anxhelinën dhe Albërijen

Ashtu siç u bë me dije disa kohë më parë, mbrëmjen e sotme në Pallatin e Brigadave po orgnizohet një event mjaft special.

Agnesa Hadërgjonaj dhe Ketrina Jarazi për herë të dytë sjellin në Tiranë eventin e quajtur “ODA” duke mbledhur bashkë disa nga emrat më të njohur shqiptarë të fushave të ndryshme.

Por në këtë organizim kaq madhor ku ndahen dhe një sërë çmimesh, jo të pakta janë rastet kur qarkullojnë edhe lajme showbizi. E si mund të ndodhë ndryshe kur të gjithë janë aty?

Pak kohë më parë në media qarkulloi lajmi se dy kushërirat, Anxhelina Hadërgjonaj dhe Beatrix Ramosaj kishin debatuar me njëra tjetrën dhe momentalisht nuk kanë asnjë kontakt pasi nuk e ndjekin njëra tjetrën as në rrjete sociale. Mirëpo mbrëmjen e sotme çdo gjë u vërtetua dhe madje kuptuam se historia paska qenë edhe më e fortë.

Burime  për “News31” kanë treguar se në eventin e organizuar pikërisht nga vajza e madhe e Alberie Hadërgjonaj, Agnesa, kushërinjtë e saj  Alban dhe Beatrix Ramosaj së bashku me mamanë e tyre, Antigona Ramosaj, nuk janë të pranishëm në eventin “ODA”. Mungesa e kësaj të fundit na bën të mendojmë se zënka nuk ka mbetur vetëm brenda kushërirave po duke kaluar edhe mes saj dhe të motrës, Albërie Hadërgjonaj, e cila sigurisht që jo vetëm është pjesëmarrëse në këtë event por edhe ka kënduar një pjesë të mirë të kohës. Emrat a Antigona, Alban e Beatrix Ramosaj nuk ishin as në listën e të ftuarve as në tavolina.

Edhe pse arsyeja e këtij konfliti thuhet të ketë qenë Arieli, grimieri dhe miku i ngushtë i Anxhelinës, akoma asnjëra nga vajzat nuk ka dhënë asnjë deklaratë rreth kësaj çështje dhe mungesa familjarisht e Ramosajve në këtë event të madh, na bën të kuptojmë se debati mes tyre paska kaluar në të tjera trajta.