Beatrix Ramosaj ka treguar hapur se kë po e mbështet për kryeministër.
Këngëtarja Beatrix Ramosaj nëpërmjet një postimi në Instastory e ka përkrahur hapur Ramush Haradinajn për kryeministër, shkruan lajmi.net.
“100% shtet R.H”, ka shkruar ajo në foton ku shihet Ramush Haradinaj.
Ndryshe nuk është vetëm Beatrix ajo e cila ka treguar hapur se cilin kandidat e përkrah, janë edhe një numër tjetër i këngëtarëve që kanë treguar se kë e duan kryeministër të Kosovës për mandatin e ardhshëm.