Fjalë Kyçe

Bebe Rexha merr çmim në “Billboard Music Awards 2019”

Bebe Rexha merr çmim në “Billboard Music Awards 2019”

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ka arritur edhe një tjetër sukses në karrierën e sai si artiste, kështu duke u shpërblyer me çmim në “Billboard Music Awards 2019”, shkruan lajmi.net.

Bebe, ani pse nuk ishte e pranishme në spektakël, u shpërblye në kategorinë “Top këngët më të mira të muzikës country” me këngën “Meant to be”, bashkëpunim ky me grupin Florida Georgia Line. Djemtë e grupit u ngjitën në skenë për ta marrë trofeun.

Kjo këngë në kanalin zyrtar në Youtube ka thyer rekord klikimesh. Bebe po vazhdon punën për projekte të reja muzikore.

Ai i fundit është “Last Hurrah” i cili po ashtu u pëlqye nga publiku.