Fjalë Kyçe

Bebe Rexha në studio për të finalizuar projektet e albumit të ri

Bebe Rexha në studio për të finalizuar projektet e albumit të ri

Bebe Rexha ka nisur punën për këngët e reja.
Bebe Rexha ditë më parë ka bërë të ditur se ka finalizuar disa këngë, po nuk di se cilën ta publikojë së pari, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo ndau me ndjekësit një video, të cilën e realizoi në studio muzikore, ku tregon se po punon për këngët e reja, që do të jenë pjesë e albumit të ri.

Fansat e Bebes presin me padurim të shohin se çfarë po përgatit kësaj radhe kjo artiste, e cila nuk po ndalet së punuari këngë të reja.

Bebe së fundi ka qenë pjesë e një sfilate gjatë Javës së Modës në Nju Jork.